MAShTI: Ndalohet në tërësi përdorimi i telefonit në Testin e Maturës

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci në një paraqitje për media ka dhënë disa detaje lidhur me mbajtjen e testit të maturës.

“Sipas informacioneve janë paraqitur 23,650 maturantë në provim në 177 qendra ndërsa në administrim mbi 200 mijë administrues dhe 550 komisionerë. Ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet dhe hapat që organizimi të zhvillohet sipas kërkesave dhe standardeve të përcaktuara”, ka thënë Pupovci.

Sipas tij, këtë vit është i ndaluar tërësisht celulari, pra të mbahet në shtëpi, përndryshe do ketë largime nga provimi.

“Këtë vit është ndaluar në tërësi celulari që do të thotë në shtëpi të mbahet telefoni dhe secilit nxënës që i gjendet celulari ose e ka shfrytëzuar atë do të largohet nga provimi”, shtoi tutje ai.

Provimi i Maturës, nesër pritet të testohen rreth 24 mijë nxënës