MASh ndan çmimin 'Dr. Xheladin Deda' për mësimdhënësen Shemsije Zeqiri

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ndarë çmimin “Dr. Xheladin Deda”, për mësimdhënësen e dalluar, Shemsije Zeqiri nga Mitrovica.

Mësimdhënësja Zeqiri është nderuar me këtë çmim për të shënuar festën e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit.

“Fituesja e çmimit “Shaban Jashari”, Shemsije Zeqiri, me këtë rast tha se, është e emocionuar pasi që ky është çmimi më i lartë për mësimdhënie. Zeqiri tha se, do të vazhdojë punën me përkushtim të madh, ashtu siç ka punuar deri më tani.”, thuhet në njoftim.

Tutje, ëshët bërë e ditur se është mbajtur edhe takimi i rregullt me drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit. Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit mësimor në kohë pandemie dhe vazhdimin e mësimit sipas skenarit A, por edhe gatishmërinë për zhvillimin e planit mësimor sipas skenarëve B dhe C.