Kuvendi i të Rinjve reagon pas artikullit të KALLXO.com për 5-vjeçarin që u largua nga shkolla për shkak të flokëve të gjata

Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt ka reaguar pas publikimit të artikullit të KALLXO.com, për largimin nga shkolla të 5-vjeçarit për shkak të flokëve të gjata.

“Largimi i fëmijës nga drejtoresha e Sh.F.M.U “Jeronim De Rada” është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04/L-032 të Arsimit Parauniversitar dhe Konventën mbi të Drejtat e Fëmijës, pasi ky vendim për largimin e fëmijës është marrë mbi bazën e dukjes së tij fizike”- thuhet në reagimin e Kuvendit të Rinjve të Ferizajt.

Tutje, Kuvendi i të Rinjve të Ferizajt i ka bërë thirrje Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj dhe MASHT-it, të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të kthyer në bankat shkollore nxënësin dhe të shfuqizohet Rregullorja diskriminuese për bartjen dhe rritjen e flokëve tek djemtë, e kjo të përcillet gjithashtu edhe me shkarkimin e drejtoreshës së shkollës.

KALLXO.com ka raportuar më 11 tetor 2022 se një fëmijë 5-vjeçar nuk është lejuar të ndjekë mësimin në shkollën fillore “Jeronim de Rada” për shkak të flokëve të gjata.

Foto: KALLXO.com

 

Ferizaj, rregullorja e çuditshme e shkollës që e lë 5-vjeçarin jashtë bankave shkollore