Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës | Foto: Atdhe Mulla

Kushtet e konkursit për nivelin Master dhe Doktoratë në UP

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur konkurs për pranimin e studentëve në studimet e master-it dhe doktoratës për vitin akademik 2019/20.

UP ka bërë të ditur së në studimet postdiplomike-master, për ketë vit akademik, do të regjistrojë 2425 studentë, ndërkaq, në studimet e doktoratës do të pranojë 116 studentë.

Afati i paraqitjes së dokumentacioneve është nga 20 shtatori deri më 26 shtator në ora 15:00.

Kushtet e konkursit për studimet postdipomatike-master

Sipas konkursit, kandidatët duhet të dorëzojnë këto dokumente: Fletëparaqitja e plotësuar e cila shkarkohet gjatë aplikimit online nga interneti, Ekstraktin origjinal të lindjes. Diplomën origjinale, të noterizuar ose dublikatë, përkatësisht certifikatën e diplomimit origjinale. Certifikatën e njohjes së gjuhëve të huaja për nivelin a2. Dëshminë e akreditimit nga institucioni arsimor i lartë ( për kandidatët që kanë studiuar jashtë vendit apo në kolegje private në Kosovë). Kandidatët me rastin e aplikimit paguajnë 2.50 euro.

Në studimet postdiplomatike-master në Universitetin e Prishtinës mund të pranohen kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet Bachelor. Përparësi në pranim do të kenë kandidatët të cilët e kanë përfunduar studimet themelore-bachelor në UP.

Të drejtë pranimi në UP kanë edhe kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet themelore edhe jashtë Kosovës. Kandidati duhet të sjell dëshmi mbi akreditimin e institucionit në të cilin ka mbaruar studimet paraprake.

Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet paraprake në një program studimi, mund të konkurrojnë për regjistrim në studimet master më një program tjetër. Në rast pranimi, Komisioni i Studimeve të njësisë akademike cakton provimet diferenciale të cilave duhet kandidati të i nënshtrohet paraprakisht.

Kandidatët të cilët kanë një të regjistruar një program studimi në cilindo nivel të studimit në kuadër të Universitetit të Prishtinës, nuk kanë drejtë konkurrimit në program tjetër studimi në UP pa përfunduar studimet në programin ku janë duke vijuar studimet ose pa u çregjistruar nga programi aktual i studimeve.

Kandidatët për pranim si studentë të UP-së në vitin akademik 2019/2020 nuk mund të konkurrojnë më shumë së në një fakultet, departament, drejtim apo program.

Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet do të bëhet sipas këtyre kritereve

Numri maksimal i pikëve sipas kriterëve vijuesve është 100 pikë përfshirë këtu, suksesi në studimet themelore deri në 30 pikë, suksesi në provimin pranues deri në 50 pikë, certifikata e gjuhës së huaj e nivelit A2 deri në 20 pikë.

Për dallim nga e kaluara, kandidatët kanë kohë që të dorëzojnë certifikatën e gjuhës së huaj deri më 1 qershor në të kundërtën humb statusin e studentit. Certifikata apo rezultate të testeve ndërkombëtare për njohjen e gjuhëve të huaja  duhet të jetë e lëshuar nga institucioneve e licensuara, të cilat i përkasin një periudhe jo më shumë së 2 vjet nga momenti i lëshimit të tyre.

Nëse numri i pikëve të disa kandidatëve është i njëjtë, përparësi ka kandidati që është i pajisur më A2. Në qoftëse kandidatët i takojnë të njëjtës gjini, atëhërë përzgjedhja bëhet sipas alfabetit(emri).

Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40 % nga numri i pikëve të parapara nga provimi pranues. Kandidatët të cilët nuk e arrijnë këtë përqindje nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuar.

Shpallja e rezultateve preliminare të provimit pranues do të bëhet e ditur me datë 30 shtator. Kandidatët e pakënaqur mund të bëjnë ankesë.

Provimi do të mbahet me 28 gusht.

Konkursi për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës

Universiteti i Prishtinës në studimet e doktoratës në vitin akademik 2019/2020 do të pranojë 116 studentë në 15 programe studimore në kuadër të gjashtë fakulteteve.

Sipas konkursit, kandidati duhet të këtë të përfunduar studimet master. Duhet të kenë 300 kredi (ETC), jo notë më të ulët mesatare së 8.00 në secilin nivel të studimeve.

Gjithashtu, kandidati duhet të jetë i pajisur më certifikatën e nivelit B2 të njohjes së gjuhëve të huaja.

Kuota 12% të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin departament apo program veç e veç.

Provimi pranues do të mbahet më 30 shtator nga ora 10. Intervista do të mbahet me datë 2 dhe 3 tetor nga ora 10.

Sipas konkursit, rezultati preliminar do të shpallet me 6 tetor.

Lidhur më këtë konkurs për më shumë mund të informoheni në këtë link.