Kryeministri Albin Kurti, 25 janar 2022 Foto: KALLXO.com

Kurti për gjendjen në arsim: Kemi trashëguar një sistem elektoral e aspak strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025.

Si edhe për tema të tjera së fundi, për gjendjen në arsim, Kurti ka fajësuar qeverisjet e kaluara.

“Fatkeqësisht si qeverisje kemi trashëguar një sistem arsim elektoral e aspak strategjik e vizionar. Që nga rekrutimi i stafit e deri tek ushtrimi i funksionimit, siç ka qenë agjencia”, ka thënë ai.

Kurti ka shtuar se synojnë që ta bëjnë të pavarur, Agjencinë për Akreditim.

“Interferimet politike në AKA do të ngelin në të kaluarën dhe do te ketë pavarësi të plotë. AKA do t’i qëndrojë afër MAShT-it me të cilën do të bashkërreshtojë veprimet në sigurimin e cilësisë”, u zotua kryeministri.

Në këtë njgjarje po marrin pjesë edhe përfaqësues tjerë institucional dhe të fushës së arsimit.

Nagavci: Do të garantojë që askush të mos ndërhyjë në Agjencisë e Kosovës për Akreditim