Foto: REL/Reuters

Kthehet mësimi online në një shkollë të Prishtinës

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemaili” në Prishtinë nga sot do të mbajë prapë mësimin online.

Ky vendim është marrë nga grupi i Task Forcës së shkollës.

Sipas njoftimit të tyre, ky vendim ka rrjedhë si shkak i rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit.

“Për shkak të rritjes së numrit të rasteve dhe përhapjes shumë të shpejtë të virusit, ky grup ka vendosur që nga sot shkolla të kaloj në skenarin C, deri në njoftimin e radhës. Mësimi do të mbahet në platformat online, eshkollori, Zoom, etj”, thuhet në njoftimin e shkollës.