Kriza e COVID-19, në Lipjan ndërpritet mësimi në dy klasë

Klasa e dhjetë e Gjimanzit ‘Ulpiana’ në Gadime dhe klasa e nëntë në Shkollën e Fillore të Mesme të Lartë ‘ Hasan Zyko Kamberi’ në Sllovi të komunë së Lipjanit janë duke punuar sipas skenarit C, vijimi i mësimit online, për shkak të nxënësve të cilët kanë rezutluar pozitivë me COVID-19.

“Nuk kemi ndonjë shkollë që është duke punuar sipas skenarit C, vetëm 2- dy klasa: Klasa e X14 në SHML Gjimnazi “Ulpiana” në Lipjan, paralelja e ndarë në Gadime dhe klasa e IX2 në Shfmu “Hasan Zyko Kamberi” në Sllovi. Me rekomandim nga IKSHPK-ja klasat ku nxënësit kanë rezultuar pozitivë janë duke mbajtur mësimin online nga shtëpia në mënyrë që të ruajmë shëndetin e të gjithë nxënësve të këtyre shkollave”, thuhet në përgjigjen për KALLXO.com

Tutje, nga Drejtoria e Arsimit në Lipjan, thonë se 24 shkolla fillore janë duke punuar sipas skenarit A, mbarëvajtja e mësimt në objekt shkollorë, ndërsa Gjimanzi ‘Ulpiana’ dhe Shkolla e Mesme Profesionale ‘Adem Gllavica’ janë duke zhvilluar mësim sipas planit A dhe B.

Pandemia e COVID-19 ka prekur mbi 270 nxënës dhe dy ditë më parë janë mbyllur 14 shkolla.

Ministria e Arsimit, ka vendosur që mësimi në nivel vendi të mbahet sipas tre skenareve, A, B dhe C, skenari A ka për qëllim mbarëvajtjen e mësimit në objekte shkollorë, skenari B mësimi i kombinuar, dhe skenari C zhvillimi i mësimit nga platforma të ndryshme.

Në Kosovë sot janë regjistruar edhe 284 raste të reja të infektimit me SARS-CoV-2, kështu duke ngritur numrin e rasteve  në 18.910.

Coronavirusi apo COVID-19 është sëmundje ngjitëse e cila transferohet te tjetri përmes spërklave të cilat përhapen në ajër përmes të folurit, kollitjes apo teshtitjes. Ky virus nisi të përhapet në fund të vitit të kaluar.

Bartja e maskave, mbajtja e distancës sociale prej së paku 1.5 metra dhe higjiena personale janë mënyra më e mirë për mbrojtje nga infeksioni COVID-19.