Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kontrolli i universiteteve - LIVE

Në emisionin “Kallxo Përnime”  po transmetohet debati me katër kandidatët potencialë për Këshillin Shtetëror të Cilësisë, organ ky vendimmarrës për akreditimin e institucioneve të arsimit të lartë.

Hasnija Ilazi, Seb Bytyçi, Krenare Pireva Nuçi e Gëzim Tosuni flasin për bagazhin e tyre akademik e për motivet që kanë si anëtar.

Në këtë emision i ftuar është  edhe Ardian Gola, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetar i Komisionit për Arsim.

Në emision po ashtu do të diskutohet edhe për ndryshimet që kanë për synim t’i realizojnë kandidatët për KShC si dhe premtimet e tyre në rast se marrin këto pozita.

Si temë e debatit do të jenë edhe ndikimet e politikës në KShC e të grupeve të tjera të interesit.