Komuna e Vushtrrisë shton numrin e bursave pë studentë

Komuna e Vushtrrisë ka shtuar numrin e bursave të cilat do t’i ndajë këtë vitë për studentët e komunës.

Për dallim nga viti i kaluar kur për studentët e Komunës së Vushtrrisë janë ndarë 32 bursa, këtë vitë do të ndahen 55.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe drejtori i Drjetorisë së Arsimit në Komunën e Vushtrrisë, Afrim Namani.

“Numri i bursave të vitit të kaluar ka qenë 32 vende ndërsa këtë vit kemi planifikuar për 55 studentë, prandaj numri është rritur për 23 më shumë”, ka thënë Namani për KALLXO.com.

Ai tutje ka bërë të ditur se kur do të hapet konkursi në mënyrë që studentët e Vushtrrisë të aplikojnë për këto bursa.

“Këto ditë konkursi del në vebfaqe komunale dhe shpallet sipas rregullores komunale për bursa.”, thuhet në përgjigjen e Namanit.

Studentët të cilët janë të interesuar të aplikojnë për të përfituar bursë nga Komuna e Vushtrrisë, të bashkëngjitur mund të gjejnë rregulloren e publikuar në webfaqen e Komunës së Vushtrrisë, në të cilën janë paraparë kriteret për aplikim: