Komuna e Drenasit - Foto: Facebook/ Komuna e Drenasit

Komuna e Drenasit ndan nga 500 euro për 160 studentë

Komuna e Drenasit ka njoftuar se ka ndarë 160 bursa për studentët të cilët kanë përmbushur kriteret e përcaktuara sipas konkursit.

Siç bëhet e ditur përmes një njoftimi, vlera e bursës komunale për një student është 500 euro.

“Këto bursa që kanë për synim ngritjen e cilësisë së arsimit, janë ndarë për studentët që studiojnë në universitetet publike për vitin akademik 2019-2020”, thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit në rrjetin social ‘Facebook’.

“Komisioni në përbërje të anëtarëve profesional, ka shqyrtuar të gjitha aplikacionet me kujdes, dhe përfitues janë shpallur vetëm ata të cilët kanë marrë pikë më së shumti, duke u bazuar në kriteret e konkursit. Ndërsa, Komuna e Drenasit, sikurse vitet e kaluara, është duke bërë përpjekje që përmes donatorëve të sigurojë edhe 40 bursa për studentë sipas listës së publikuar”, thuhet më tej në njoftim.

Përmes këtij linku mund të shihni rezultatet për studentët të cilët kanë aplikuar për bursë komunale.