Fakulteti Juridik, Fakulteti Ekonomik. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Këta janë prodekanët e propozuar të Fakultetit Ekonomik

Profesorët Drita Konxheli Radoniqi, Alban Elshani dhe Afërdita Berisha janë propozuar nga Fakulteti Ekonomik për prodekanë të këtij fakulteti.

Sipas burimeve të KALLXO.com ata do të votohen sot në mbledhjen e Senatit që do të mbahet në ora 10:00.

Emërimi i tyre erdhi pasi më 24 janar u emërua në Senatin e UP-së, Driton Balaj si dekan i Fakultetit Ekonomik.

Deri tek emërimi i menaxhmenti të ri të Fakultetit Ekonomik erdhi pasi ish-dekani Fatos Ukaj kishte dhënë dorëheqje më 28 dhjetor të vitit 2021.

Deri tek dorëheqja e tij erdhi pasi në Fakultetin Ekonomik pas shpalljes së konkursit për personel akademik pati një ‘ndarje’ të Këshillit të Fakultetit, që një pjesë e anëtarëve i dolën kundër ish-dekanit.

Fakulteti Ekonomik për disa muaj ishte duke funksionuar pa prodekanë edhe në kohën kur Ukaj ishte në krye të këtij fakultetit

.