Faton Berisha, kandidat për rektor. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati për rektor të UP-së: Pres që Këshilli Drejtues të mos ndikohet nga politika

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës momentalisht është duke i intervistuar kandidatët për rektor.

I dyti në procesin e intervistimit ishte kandidati Faton Berisha.

Pas intervistimit  ai tha se procesi i është dukur i rregullt dhe pret punë profesionale nga Këshilli Drejtues.

“Sapo e përfundova intervistën, sipas mendimit tim, intervista ishe në rregull. Pres nga Këshilli Drejtues të jenë në nivel të detyrës dhe ta bëjë zgjedhjen më të mirë për UP.Pres se Këshilli Drejtues nuk do të jetë i ndikuar nga jashtë pra, as nga grupet e interesit as nga politika”, tha ai.

Sipas agjendës së KD-së, sot parashihet të bëhet zgjedhja e rektorit.

Në garë për udhëheqësin e universitetit publik më të vjetër në Kosovë është Blerim Rexha, Faton Berisha dhe Naser Sahiti.