Jep dorëheqje drejtori i Arsimit në Mitrovicë

Drejtori i Arsimit në Mitrovicë, Iset Beka ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com vetë Beka, ku tha se këtë vendim e ka marrë për arsye personale.

“Po, është e vërtetë që kam dhënë dorëheqje. Dorëheqjen e kam dorëzuar para tri ditësh. Dorëheqje kam dhënë për arsyje personale”, tha Beka.

Beka kishte filluar punën si drejtor i Arsimit në këtë komunë nga viti 2018.

Komuna e Mitrovicë qeveriset nga kryetari Agim Bahtiri, i cili së fundmi ka aderuar nga Aleanca Kosova e Re në Lëvizjen Vetëvendosje.

Agim Bahtiri aderon në VV: Jam 24 orë në dispozicion të Albin Kurtit

.