Jep dorëheqje drejtori i arsimit në Fushë Kosovë

Drejtori i Arsimit në Fushë Kosovë, Samir Shahini ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Shahini përmes një postimi në Facebook.

“Kam dorëzuar dorëheqjen time nga posti i Drejtorit Komunal për Arsim në komunën e Fushë Kosovës” – ka shkruar Shahini.

Shahini ka përmendur shkurtë se po largohet nga kjo pozitë për arsye personale, por sic e ka shkruar ai edhe “pak profesionale”.

“Arsyet e largimit tim janë kryesisht personale, dhe sigurisht pak edhe profesionale. Për këto të fundit, është informuar me kohë kryetari i komunës”, ka shkruar ai.

Ai ka bërë të ditur se kanë mbetur edhe shumë punë të tjera të papërfunduara brenda një viti.

“Uroj që punët e mira të vazhdohen, e nuk kam dyshim që kryetari do të vazhdoj me reformën në komunë e sidomos në degë të LDK-së, se ndryshe nuk bënë” – ka shkruar tutje ai.

Shahini ka listuar suksese e tij në punët që ka bërë në arsimin në Fushë Kosovë.

Më poshtë mund të gjeni postimin e tij të plotë: