Ish-ministri i LDK-së: Drejtorat e shkollave mbijetuan pasi kaluan ne Vetevendosje

Një debat me polemika është zhvilluar mes ish-ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rexhep Osmani dhe ish-drejtoreshës së Arsimit në Prishtinë, Arbërie Nagavci në lidhje me drejtorët e shkollave në kryeqytet.

Në debatin “ZgjidhjepërZgjedhje”,  Osmani tha se drejtorët e shkollave të Komunës së Prishtinës janë anëtarësuar në Vetëvendosje.

“Unë Arbëries po i them, krejt drejtorët më të mirë të mitë kanë mbijetuar deri tash drejtora se janë në Vetëvendosje”, tha Osmani.

E për këtë reagoi Nagavci, e cila e mohoi këtë  duke shtuar se u ka dhënë përkrahje drejtorëve.

“Me një gjë me të cilën unë  ndjehem shumë mirë është se të gjithë drejtorët që kanë qenë në listë për asamblistë, ne nuk i kemi shkarkuar, ata vazhdojnë të jenë në LDK, në lista por unë kam respektuar profesionalizimin e tyre”, tha Nagavci.

Osmani reagoi përsëri duke i thënë se i njeh shumë mirë ata.

“Unë 20 vite kam punuar me ta, si njeh më mirë se unë ti. S’mundesh mi ditë më mirë se unë drejtorët që i kam emëruar unë”, tha ai,

Kurse ish-drejtoresha e Arsimit tha se për asnjë drejtor të asnjë shkolle nuk ka kërkuar anëtarësim në partinë e saj, VV.

“Unë se kam emëruar asnjë drejtor, po i kam emëruar komisioni, ata që po thuani ju se i keni emëruar unë i kam mbështetur dhe nuk i kemi larguar prej punës. Ata e dinë vlerësimin që e kanë pasur dhe mbështetjen që e kanë pasur nga unë. Sot nuk mund të dalë asnjë drejtor ose mësimdhënës që unë i kam bërë ndonjë kërkesë të vetmen aspekt politik”, tha ajo.

Kurse Osmani nuk pranoi që të tregojë se për cilët drejtorë bëhet fjalë.