Ndërtesa e Universitetit të Prizrenit | Foto: KALLXO.com

Iniciohet shkarkimi i rektorit të Universitetit të Prizrenit

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” sot do të diskutoj mundësinë e shkarkimit të rektorit të këtij universiteti, Ismet Temaj.

KALLXO.com nga burimet e saj merr vesh se sot në ora 11:00 Këshilli do të mbajë mbledhje ku edhe do të shqyrtojë një vendim të tillë potencial.

KALLXO.com ka kontaktuar rektorin, Ismet Temaj, i cili ka pranuar se është i njoftuar për këtë porse ai konsideron se Këshilli Drejtues nuk kanë bazë për shkarkimin e tij.

“Po, jam njoftuar dje në ora 16:00 për këtë pikë të jashtëzakonshme. Aty ka shumë arsye sipas tyre, se përse po dëshirojnë të më shkarkojnë, por për mua ato arsyetime nuk qëndrojnë dhe s’kanë bazë fare. Një prej arsyeve të tyre është raporti financiar”, ka thënë Temaj, porse sërish ka shtuar se as për këtë çështje iniciuesit e Këshillit, s’kanë bazë.

Këshillit Drejtues i UPZ-së  më 22 maj 2018 në rundin e dytë të votimeve kishte zgjedhur profesorin Ismet Temaj rektor të këtij Universiteti.

Kjo zgjedhje ishte kundërshtuar duke filluar nga sekretari i Universitetit të Prizrenit, Burim Berisha. Shumë ankesa kishte pasur edhe ish-rektori Ramë Vataj.

Zgjedhja e rektorit, fundi i odisesë 1-vjeçare

.