Hapet konkursi për studentë në UP

Mbi 5 mijë studentë të rinj në tre nivele të studimit pritet të pranohen në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në nivelin Bachelor është hapur konkurs plotësues për vendet që nuk janë plotësuar në afatin e parë.

Sekretari i UP-së, Esat Kelmendi, tha së 3525 është numri i kandidatëve që pranohen në konkursin plotësues prej tyre 2896 janë të rregullt dhe 629 janë jo të rregullt.

“Brenda këtij numri 841 vende të lira për komunitetet jo shumicë, 118 vende janë për kandidatë nga Presheva, 145 nga Maqedonia dhe Shqipëria dhe 1 për qind nga Mali i ZI”, tha ai.

Kelmendi përmendi edhe vendimin e Ministrit të Arsimit për rritjen e numrit të studentëve të mjekësisë që ishte në kundërshtim me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

“Ndryshim ka vetëm të Fakulteti i Mjekësisë, ku në afatin e parë nuk është plotësuar numri i kandidatëve në infermieri, dhe kemi një të ministrit që e ka rritur për 59 kandidatë, këtu përfshinë një rritje mandej edhe të vendet e rezervuara do të ketë rishpallje të konkursit për degën e fizioterapisë që nuk është plotësuar dhe për infermier 31 të paplotësuar dhe 59 që janë shtuar tani gjithsej 80”, tha sekretari.

Lidhur më këtë rend të ditës, Dekanii Fakultetit Filozofik, Bujar Dugolli, kërkoi që të respektohen kuotat e vëna nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë

Po ashtu, u diskutua edhe heqja e pragut për këtë afat të dytë, por që u kundërshtua.

Në nivelin master është 2410 numri i studentëve që do të pranohen. Sekretari i UP-së shpjegoi kriterin e njohjes së gjuhës së huaj për nivelin Master.

“Kandidati ka afat që të sjell certifikatën e njohjeve të huaja A2 deri më 1 qershor përndryshe e humb titullin e studentit. Ata që e sjellin qysh në fillim do të kenë 20 pikë, nëse jo atëherë kanë kohë deri atëherë”, tha sekretari Kelmendi.