Ilustrim

Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve të klasave të dhjeta në Prishtinë

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur sot konkursin për regjistrimin e nxënësve të klasave të dhjeta, 2021/ 2022.

Dokumentet e nevojshme për konkurrim

Nxënësit për të konkurruar për regjistrim në klasën e 10-të në gjimnaze dhe IAAP, duhet të paraqesin këto dokumente:
– Fletëparaqitjen (e cila merret në shkollën në të cilën konkurron)
– Dëftesën origjinale për kryerjen e shkollës së mesme të ulët (6-9) dhe
– Certifikatën/Ekstraktin e lindjes.

Në njoftimin e drejtorisë së arsimit në Prishtinë thuhet se paraqitja e dokumentave për gjimnaze IAAP për vitin shkollor 2021/ 2022 është i hapur më 28,29 dhe 30 qershor 2021 në shkollat amë ku nxënësit dëshirojnë të regjistrohen, nga ora 08:00 deri 16:00.

KËTU mund t’i gjeni detajet e konkursit.