Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gola: U çudita nga gabimet e CV-së së Seb Bytyçit

Dje në Komisionin për Arsim nuk janë votuar kandidatët e propozuar nga Qeveria, pasi CV e Seb Bytyçit kishte gabime drejtshkrimore.

Kryetari i Komisionit për Arsim dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, tha se për të qenë anëtar i Këshillit Shtetëror të Cilësisë është sfidë në vete.

“I përgëzoj kandidatët për guximin se unë po të isha kisha me u matë, por nuk kisha apliku fare se sfidat janë të mëdha prej nevojës akute mu rikthy në organizata ndërkombëtare”, tha Gola.

Gola po ashtu sqaroi se si u shqyrtua në Komisionin për Arsim vendimi i Qeverisë për kandidatët e propozuar të KShC-së dhe për CV-në e kandidatit të Seb Bytyçit.

“Ne kishim mujt me rekomandu negativisht në Komision, por prapë votohet në parlament por meqë jemi mazhorancë mos t’ua shpërndajmë deputetëve një CV që çalonte në gjuhë. Kur e pashë thash mos ndodhi një provokim i radhës dhe a po funksionojnë mirë hallkat institucionale, thash mos eventuialisht e ka përdor emrin e Seb Bytyçit”, tha ai në emisionin “Kallxo Përnime”.

Ai shtoi se është prekur nga një CV e tillë.

“Unë për vete e përdor Google Translate me ekonomizu kohën, por edhe mundet me ndodhë me shku gabim CV-ja, por institucionalisht unë u preka me të thënë të drejtën me një CV të tillë”, tha Gola më tej.