Gjimnazi Hivzi Sylejmani' në Fushë Kosovë ndërpren grevën, nis mësimin nga e hëna

Grevës së BSPK-së në gjimnazin “Hivzi Sylejmani” në Fushë Kosovë duket se po i vie fundi të hënën më 19 Shtator.  

Në mbledhjen e datës 16.09.2022, Këshilli i Arsimtarëve të “Gjimnazit Hivzi Sylejmani”, ka marrë vendim që mësimi të rifillojë të hënën më datë 19.09.2022. 

“Me qëllim të vetëm për të mirën e nxënesve, mësimdhënësve, prindërve, rrethit shoqëror dhe shtetit të Kosovës, ka vendosur që të fillojë me procesin e rregullt mësimor për vitin shkollor 2022/23” – thuhet në njoftimin përmes faqes së facebookut të Këshillit Grevist të këtij Gjimnazi. 

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe vetë drejtori i Gjimnazit “hivzi Sylejmani”, Amir Pllana, i cili në pyetjen e gazetarit të Kallxo.com nëse do të fillojë mësimi në Gjimnazin “Hivzi Sylejmani” të hënën më 19.09.2022, përgjigjia e tij ka qenë: “Po, dita e hënë”.