Gjilan, shkollat vendvotuese, filluan sot mësimin me rregull

Në të gjitha shkollat e Gjilanit, të cilat ishin edhe qendra të votimit për zgjedhjet e 14 shkurtit, mësimi sot ka filluar me rregull.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, drejtori i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica.

“Sot mësimi ka filluar me rregull në të gjitha shkollat e Gjilanit. Shkollat po ashtu janë dezinfektuar dhe procesi mësimor është zhvilluar në rregull”, tha Gagica më tej.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte bërë kërkesë në drejtoritë komunale të Arsimit, që mësimi të mos zhvillohet të hënën me 15 shkurt, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme që u mbajtën në vend.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) po ashtu ka bërë të ditur se orët e humbura të mësimit do të zëvendësohen në një ditë të përshtatshme, ndërsa arsyeja e mosmbajtjes së orëve mësimore në ditën e hënë, është frekuentimi i madh i personave të cilët ishin të përfshirë në procesin zgjedhor.

MASh po ashtu kishte kërkuar që këto shkolla, të ajrosen mirë dhe të dezinfektohen në mënyrë që të martën, më 16 shkurt të jenë të gatshme për mbajtjen e mësimit.

Edhe shkollat e Prishtinës po ashtu kanë filluar sot procesin mësimor pa asnjë problem.

Të gjitha shkollat në Prishtinë kanë filluar procesin e mësimit, disa me skenarin C