Gjendja me pandeminë në shkollat e Deçanit

Nga fillimi i muajit nëntor në shkollat fillore dhe të mesme në Komunën e Deçanit me COVID-19 janë infektuar nëntë mësimdhënës dhe një nxënës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ramiz Bajrami, nga Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan.

Nga e hëna në këtë komunë një shkollë ka kaluar në mësimin në distancë.

“Vetëm një shkollë është duke vazhduar mësimin në skenarin C, 18 shkolla ne skenarin A dhe një shkolle ne skenarin B.”, ka thënë Bajrami.

Mësimi për vitin shkollor 2020-2021 ka filluar më 14 shtator.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka përgatitur tre skenarë të ndryshëm për fillimin e vitit të ri shkollor, në kohë pandemie, Skenari A është për mësim fizik në shkolla, skenari B – mësimi i kombinuar dhe skenari C – mësimi online nga platforma të ndryshme.