RRAHMAN JASHARAJ

Gjatë debatit me përfaqësuesin e ORCA-s, Jasharaj: Unë e lëshoj studion

Një debat me akuza është zhvilluar mes përfaqësuesit të ORCA-s, Dibran Hoxha dhe kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, në emisionin ‘Kallxo Përnime’ për grevën në arsim.

Jasharaj nuk u pajtua që në panel të debatit është edhe Hoxha, pasi sipas tij, nuk ka pasur përvojë të mirë në një debat të kaluar.

“S’besoj që është dashtë me diskutu për grevën me të. Unë erdha sepse për cilësinë në arsim ju kisha lutur ta keni një takim këtu ku do të vijnë ekspertët e SBASHK-ut për arsim”, tha ai.

Për këtë reagoi Hoxha.

“Ju s’jeni ekspert për asgjë z. Jashari se deri tash ju dëgjova. Ju keni shpërputhje të mëdha kontradiktore mes asaj që e thoni”, tha ai.

E Jasharaj tha se është në gjendje ta lëshojë studion nëse eskalon debati.

“Unë e kam pasë një gjë të hidhur me zotëriun, nëse vazhdon me këto gjëra unë e lëshoj studion.. Unë përfaqësoj krejt arsimin dhe jam zgjedhur me vota dhe nëse Dibrani ka gabuar dikun dhe unë ja kam bërë me dije”, shtoi Jasharaj.

Për këtë përfaqësuesi i ORCA-s tha se ‘deklarata ka qenë komplet e pabazuar e juaj sepse unë s’kam thënë për juve’.

Sipas Jasharajt, Hoxha i ka thënë atij se ‘edhe kryetari i SBASHK-ut është hajn dhe milioner’.

Për këtë, Hoxha tha se është shpifje. “Jo gjeje deklaratën dhe paditëm, është shpifje”, shtoi ai.