Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Fitim Uka: Gjendja në arsim nuk është shkencë e raketave

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, në debatin “Kallxo Pernime” tha se gjendja e arsimit në Kosovë nuk është shkencë e raketave.

Sipas tij, për nivelin e arsimit dhe rezultatet e dobëta të Testit PISA janë bërë shumë hulumtime që kanë treguar se pse janë këto rezultate.

“Çka po flasim ne këtu nuk është shkencë e raketave, janë hulumtime të cilat janë realizuar në Kosovë që tregojnë pse i kemi këto rezultate, në radhë të parë janë metodat e vjetra të mësimdhënies, përmbajtja e materialeve të teksteve shkollore, ambienti i shkollës dhe të tjera në makro-sistem që kanë të bëjnë me politikat arsimore”, tha më tej Uka.

Në rezultatet e Testit PISA 2018, Kosova përsëri u rendit e treta nga fundi për cilësi të arsimit, njësoj sikurse në vitin 2015.