Fillon mësimi online për shkollat e mesme sipas rekomandimeve nga MAShTI

 

Mësimi online për shkollat e mesme ka filluar dhe po mbahet për të gjitha komunat e Kosovës, bëhet e ditur në njoftimin e Asociacionit të Komunave të Kosovës

Procesi online në shkollat e mesme është bërë pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)

“MAShTI ka vendosur përfshirjen edhe të shkollave të arsimit të mesëm të lartë profesionale dhe Qendrave të kompetencës”, thuhet në njoftim.

Qëllimi i mësimit online është të sigurojë shërbimet arsimore dhe realizimin e kurikulës shtetërore të Kosovës në përputhje me kushtet e krijuara në rrethanat e pandemisë COVID -19, thuhet tutje në njoftim.

MAShTI ka kërkuar nga Drejtoritë komunale të Kosovës të fillojnë përgatitjet për zhvillimin e mësimit në distancë.

Platforma online ZOOM është platforma e rekomanduar nga MAShTI për mësimdhënës, ku janë dërguar udhëzimet për DKA.

Pas kalimit të pandemisë mësimdhënësit e lëndëve të përgjithshme që kanë realizuar mësim online do të angazhohen në përkrahjen e nxënësve për testim të duhur.

Të gjitha këto udhëzime nga MAShTI  i kanë mirëpritur Drejtoritë Komunale të Arsimit.

Ndërsa mësimi online për shkollat fillore nga 1 deri në 9 ka filluar më 23 mars.