Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Filloi Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës 

Universiteti Veror Ndërkombëtar i Prishtinës ka filluar edicionin e 20-të sot nga ora 12:30.

Ceremonia e hapjes së Universitetit Veror është mbajtur virtualisht dhe të gjitha aktivitet e tjera do të zhvillohen online.

“Në këtë edicion të UVP-së do të marrin pjesë 300 studentë vendorë dhe ndërkombëtar, në gjithsej 14 kurse nga fusha të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Universitetit të Prishtinës.

Në edicionin e 19-të të Universitetit Veror të Prishtinës kanë qenë pjesëmarrës 415 studentë, prej tyre studentë nga vendet fqinje si dhe Tajvani, Senegali, Amerika, Anglia, Polonia, Turqia, Spanja, Austria, Egjipti, Potugalia, Bangladeshi, Guineja dhe Franca.