Ilustrim

Ferizaj, fillon mësimi online në shkollat e mesme

Shkollat e mesmë në Komunën e Ferizajt kanë filluar mësimin sot përmes platformave online.

Këtë e ka bërë të ditur për KALLXO.com drejtori i arsimit, Afrim Llabjani.

“Prej sot kanë filluar ashtu si ka kërku Ministria e Arsimit edhe po besoj të vazhdojë, janë duke u marrë më shumë me gjetjen e platformave të ndryshme varësisht prej shkollave”, ka thënë Llabjani.

Tutje ai ka treguar se dy nga shkollat kanë filluar mësimin më herët dhe gjatë javës pritet që në të gjitha shkollat gjithçka të jetë në rregull.

Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit mësimi online nga klasa e parë deri të pestën ka filluar me 23 mars, ndërsa nga sot gjithashtu ka filluar transmetimi i mësimeve për klasën e gjatë deri të nëntë.

KALLXO.com ka asistuar në mënyrë vullnetare për zhvillimin e mësimit nga distanca.