Ferizaj, 14 mësimdhënës dhe dy nxënës rezultuan pozitivë me COVID-19

Në komunën e Ferizajt aktualisht janë 14 mësimdhënës dhe dy nxënës të infektuar me coronavirus.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com Bashkim Bytyqi nga Drejtoria e Arsimit.

“Janë testuar 86 nxënës të dyshuar për Covid-19. Vetëm 2 nxënës kanë rezultuar pozitivë me Covid. Ende nuk janë shëruar”, tregoi ai.

Ai, gjithashtu tha se Shkolla Fillore e Mesme e Ulët, ‘Ali Hadri’ në fshatin Mirash të Ferizajt nga 26 tetori procesin mësimorë është duke e zhvilluar online.

Mungesa e hapësirave të brendshme ka bërë që Gjimnazi shkencor, shoqëror dhe shkolla e mjekësisë të punojnë sipas planeve A, B dhe C.

“Gjimnazi shkencor “Kuvendi i Arbërit”, Gjimnazi shoqëror “Dr. Shaban Hashani” dhe Shkolla e Mjekësisë “Elena Gjika”, punojnë sipas skenarit A, B dhe C për shkak të mungesës së hapësirës së brendshme”, tha Bytyqi për KALLXO.com.

Në nivel vendi deri më tani 14 shkolla janë mbyllur përderisa janë infektuar mbi 270 nxënës.

Mbyllen 14 shkolla, infektohen mbi 270 nxënës e mësimdhënës