Drejtori i ri i Agjencisë së Akreditimit thotë se ka prioritet kthimin në ENQA

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi i cili u zgjodh në këtë pozitë pas një procesi të zvarritur të rekrutimit, në një intervistë për KALLXO.com ka thënë se prioritet për punën e tij është kthimi në organizatën ENQA, nga ku AKA është përjashtuar.

Gashi  bërë të ditur se brenda 2 jave do të vendoset për akreditimin institucional të universiteteve dhe kolegjeve private.

Ai po ashtu është zotuar për trajtim të barabartë për të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovës.

KALLXO.com:  A mund të na tregoni se deri ku ka shkruar procesi i akreditimit institucional të Universiteteve dhe kolegjeve private si dhe kur do të vazhdohet me akreditimin e programeve të këtyre institucioneve?

Naim Gashi: Agjencia e Kosovës për Akreditim ka përfunduar vlerësimin e 14 institucioneve të arsimit të lartë, prej tyre 5  universitete publike dhe 9 kolegjeve private. Procesi komplet i vlerësimit ka përfunduar dhe tashmë jemi në pritje të ardhjes së raporteve nga ekspertët ndërkombëtare të cilët do të jenë pjesë e vendimmarrjes me datën 25 qershor dhe 26 qershor në mbledhjen e Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

I gjithë procesi me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është bërë në harmoni me ligjet dhe i gjithë procedura ka qenë identike me vitet e kaluara, në përjashtim të vizitës në institucione, e cila është zhvilluar në distancë përmes programit ZOOM, ku institucionet e arsimit të lartë, duke përfshirë të gjithë aktorët e institucioneve, përfshirë edhe studentët janë intervistuar nga ekspertët ndërkombëtarë.

KALLXO.com: Sa ka qenë sfidë për ju që të bëni vlerësim të institucioneve nga distanca për shkak të pandemisë, COVID-19?

Gashi: Ka qenë një sfidë jashtëzakonisht e madhe për shkak se jeni në dijeni që AKA funksionon me resurse shumë të limituara, ne jemi vetëm shtatë punëtorë të agjencisë dhe ka qenë një volum i madh i punëve. Mirëpo, ja kemi arritur me shumë sukses dhe me plot përgjegjësi mund të them se fizikisht kam qenë prej ditës së parë deri në të fundit në të gjitha vlerësimet, prej orës 9: deri në 5 dhe nuk kemi marrë asnjë ankesë të vetme nga asnjë institucioni arsimit të lartë, as publik dhe as privat. Të gjithë e kanë vlerësuar procesin ferë dhe transparent.

Çka është më e rëndësishmja kemi  marrë edhe vlerësime nga ekspertët eminentë të cilët janë ekspertë evropianë prej tyre, kemi ekspertë që kanë bërë edhe standarde të Kinës, të arsimit të lartë, janë ekspertë jashtëzakonisht eminentë dhe tepër profesional dhe kanë deklaruar që procesi i vlerësimit ka qenë në harmoni me standardet të cilat i aplikacion agjencia, mirëpo edhe me standardet e ENQA-s.

Kosova është vendi i tretë në Evropë që ka zhvilluar akreditim nga distanca dhe pas nesh kanë filluar edhe disa shtete të tjera dhe me plot përgjegjësi  mund të them se vendimet e AKA nuk do të afektojnë tek institucionet e arsimit të lartë, tek njësitë akademikë dhe tek studentët. Ideja ka qenë që në kohë rekorde t’i përfundojmë detyrat tona që i kemi me ligj edhe në kohë pandemie me shumë kufizime, me probleme në qasje në zyre dhe në fund kemi ardhur që ky proces ka përfunduar me sukses.

KALLXO.com: Së fundmi është vërejtur një ‘përçarje’ mes anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Sa ka ndikuar kjo në procesin e akreditimit?

Gashi: Unë jam emëruar nga Qeveria e Kosovës më    6 mars ndërsa pozitën e kam marrë me 13 mars, në pandemi. Sa i përket periudhës paraprake, nuk mund të flasë sepse s’kam qenë pjesë e Agjencisë. Ajo çka mund të flasë është se unë si drejtor dhe ekipi që drejtoj në kohë rekorde i kemi modifikuar të gjitha kërkesat e KShC, e kemi aprovuar edhe listën e aplikacioneve dhe procesi ka filluar nga data 1 prill.

Më e rëndësishmja është se ky proces ka vulë ndërkombëtare dhe është i pakontestueshëm dhe i pacenueshëm nga asnjë palë. Ne kemi zero ankesa në gjithë procesin, qoftë nga ekspertët ndërkombëtarë, qoftë nga institucionet që janë vlerësuar.

KALLXO.com: Kur do të vazhdohet me akreditimin e programeve të institucioneve të arsimit të lartë?

Gashi: Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka marrë vendim për vazhdimin e vlerësimit të programeve akademike që ndodhen në proces të riakreditimit dhe i ka përcaktuar tri fusha prioritare për vazhduar me fushat e tjera. Këshilli ka votuar me unanimitet, vetëm një abstenim për vazhdimin e akreditim. Por, vendimmarrja i takon Këshillit, ka pasur një unitet të gjerë për vazhdimin e këtij procesi sa i përket programeve të cilat ndodhen në proces të ri akreditimit.

Për shkak të numrit të madh të studentëve ata i kanë përzgjedhur tri fusha, mirëpo do të vazhdohet edhe me të tjera.

KALLXO.com: Sa programe presin që të vlerësohen nga ana e ekspertëve ndërkombëtarë për akreditim?

Gashi: Në program të vlerësimit janë 207 programe akademike, prej tyre 111 janë në proces të ri akreditimit, ndërsa rreth 96 tjera janë akreditim për herë të parë.  Çka është e rëndësishme për mua si drejtor është që Këshilli ka vendosur që të shkojë në proces të ri akreditimit të programeve ekzistuese.

KALLXO.com: Si është bërë ndarja e ekspertëve ndërkombëtarë për vlerësimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve akademike?

Gashi: Për të krijuar një sistem të barabartë para ligjit të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, ne i kemi ndarë në tri grupe ekspertët ndërkombëtarë. Secili prej tyre është i udhëhequr nga një ekspertë eminentë dhe secili grup ka pasur nga një studentë të PhD, sepse rregullorja e lejon. Në secilin grup të ekspertëve ne kemi vendosur, dy universitete publike dhe tri private. Ne kemi  krijuar me këtë mekanizma që para ligjit të gjitha institucionet të arsimit të lartë janë të barabarta dhe nuk do të ketë më ankesa sepse një pjesë e ekspertëve do të shkojnë tek një grup dhe një pjesë tjetër tek një institucion.

Tjetër, çka kam propozuar unë që të krijojmë fusha të ekspertëve: Ekspertë të programeve të marketingut, do të jetë grup i njëjtë i ekspertëve për të gjitha programet akademike të cilat kanë aplikuar për marketing. Do të jetë një grup pra, pavarësisht a është publik privat, kushdo që ka aplikuar në këtë fushë e ka këtë grup të ekspertëve.

Kush ka aplikuar në fushën e financave, e ka një grup të ekspertëve dhe në të gjitha fushat kështu dhe i kemi krijuar këta mekanizma që të gjithë janë të barabartë para ligjit dhe këtu nuk ka ankesa. AKA garanton që procesi i akreditimit të gjitha IAL qofshin publike dhe private janë të barabarta pikë për pikë.

KALLXO.com:  A prisni anëtarësim në ENQA dhe EQAR këtë vit?

Gashi: Prioriteti im kryesor ia kam parashtruar vetes dhe ekipit që drejtoj, prioritetin kryesor rikthimi në ENQA. Unë e kam bërë një plan dinamik për realizmin e këtij plani. Fatkeqësisht kemi marrë një përkrahje të pjesërishme nga e donatorëve ndërkombëtarëve sa i përket realizmit të kritereve, për arsye se agjencia me 7 persona nuk ka kapacitete teknike për zbatimin e gjithave.

Ne gjysmën e rekomandimeve mund t’i plotësojmë, siç janë garantimin e pavarësisë institucionale, problemet që i kemi me kapacitet  teknike do të kërkojmë përkrahje nga donatorët, nga shoqëria civile dhe qeveria që të na mbështesin për plotësimin e këtyre standardeve dhe dy janë kryesore: Plani strategjik dhe analiza tematike.

Po ashtu do të bëjmë një manual dhe një video që para se të vijnë ekspertët ndërkombëtar në Kosovë për vlerësimin e institucioneve të ja dërgojmë një përmbajtje të sistemit të arsimit në Kosovë. Si dhe kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit që të marrë parasysh rekomandimet e AKA për Ligjin për Agjencinë e Akreditimit që tashmë ka mbetur draft.

KALLXO.com: Përmendet më lartë se keni mungesë të stafit në agjencinë tuaj. Çfarë do të bëni që ta largoni këtë problem?

Gashi: Ne kemi të aprovuara edhe 5 pozita të tjera për staf dhe ato janë: Zyrtari ligjor, Zyrtari i IT-së, dy zyrtarë për vlerësim dhe monitorim, një zyrtar për akreditim. Ideja ime është që në momentin që të hiqet pengesa nga ana e Qeverisë dhe do të kërkojë nga ana ambasadës amerikane që të na dërgojnë vëzhgues gjatë procesit të rekrutimit, edhe nga BE edhe nga shoqëria civile dhe të gjithë ta monitorojnë AKA sa i përket rekrutimit të stafit, sepse kam dëshirë që të ketë transparencë të plotë dhe të zgjedhën njerëzit më kompetentë në këto pozita.