Drejtori i Agjencisë së Akreditimit: Universitetet private dhe publike do të trajtohen njëjtë

Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Naim Gashi në një intervistë për KALLXO.com është zotuar për trajtim të barabartë të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë.

“Për të krijuar një sistem të barabartë para ligjit të institucioneve publike dhe private të arsimit të lartë, ne i kemi ndarë në tri grupe ekspertët ndërkombëtarë. Secili prej tyre është i udhëhequr nga një ekspertë eminentë dhe secili grup ka pasur nga një student të Doktoratës sepse rregullorja e lejon”, ka bërë të ditur Gashi.

Sipas tij, në secilin grup të ekspertëve, janë vendosur dy universitete publike dhe tri private.

“Tjetër, çka kam propozuar unë që të krijojmë fusha të ekspertëve: Ekspertë të programeve të marketingut, do të jetë grup i njëjtë i ekspertëve për të gjitha programet akademike të cilat kanë aplikuar për marketing. Do të jetë një grup pra, pavarësisht a është publik privat, kushdo që ka aplikuar në këtë fushë e ka këtë grup të ekspertëve”, ka shtuar Gashi.

Intervistën e plotë të drejtorit të AKA-së, Naim Gashi mund ta lexoni nesër në KALLXO.com.