Deputetja Marigona Geci pezullon punën në Universitetin e Prizrenit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci, e cila është edhe asistente në Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, e ka pezulluar punën e saj në këtë universitet.

Këtë e kanë konfirmuar për KALLXO.com nga Universiteti i Prizrenit, derisa kanë treguar se nuk ka ndonjë deputet tjetër që është staf i këtij universiteti.

“Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren vetëm një punëtore nga radhët e stafit akademik është zgjedhur deputete e Kuvendit të Kosovës(asistente, Marigona Geci).  E njëjta ka bërë kërkesë që të pezullohet nga puna derisa ta përfundon mandatin e deputetes”, thuhet në një përgjigje me shkrim.

Sipas Universitetit të Prizrenit, vendimi është marrë bazuar në dispozitat ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Ditë më parë, Ministria e Punëve të Brendshme kishte dhënë një opinion ligjor në drejtim të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në të cilën është kërkuar që 11 profesorë që janë pjesë e Kuvendit të Kosovës, të pezullojnë punën e tyre në UP.

Ndërsa, pas këtij opinioni UP-ja ka lëshuar 11 vendime për pezullimin e punës së tyre në UP.

KALLXO.com kishte raportuar në lidhje me opinion ligjor të lëshuar nga MPB. Në këtë opinion është sqaruar se stafi akademik dhe personeli arsimor i shkollave publike konsiderohen, “nëpunës të shërbimit publik” me ç’rast hyjnë në kuadër të Ligjit për Zyrtarë Publikë.

Sipas këtij opinioni, profesorët e Universiteteve Publike në momentin që zgjidhen deputetë të Kuvendit të Kosovës, duhet të pezullojnë marrëdhënien e punës në universitet.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në drejtim të të gjitha universiteteve publike për numrin e stafit që janë profesorë dhe janë zgjedhur deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe është duke pritur përgjigje.

Këta janë 11 deputetët të cilëve i’u pezullua puna në UP

.