Shpejtim Bulliqi, Foto: Lëvizja Vetëvendosje - Qendra Besianë/Facebook

Deputeti i LVV-së nuk u avancua nga Senati i UP-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, nuk u avancua sot nga Senati i UP-së si profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematiko Natyrore.

Sipas rektorit, Marjan Dema ai nuk i ka plotësuar kushtet dhe i mungojnë punimet dhe propozoi që të kthehet në Këshill të Fakultetit për shqyrtim.

Bulliqi aktualisht është profesor i asocuar në FShMN në Departamentin e Gjeografisë.