Coronavirusi, nxënësit e Shqipërisë ndjekin mësimet nga televizioni

Pasi në Shqipëri janë konfirmuar disa raste me coronavirus, Ministria e Arsimit e Shqipërisë kishte marrë vendim që të gjitha shkollat të mbyllën për 2 javë, si masë parandaluese ndaj coronavirusit.

Por, në mënyrë që nxënësit t’i ndjekin mësimit, Ministria ka paraqitur një plan, që Radio Televizioni Shqiptar t’i dedikojë një kanal ekskluziv mësimdhënies nga shtëpia.

“RTSH Shkollë, nesër, në orën 10:30-12:00, do të zhvillohen leksionet e matematikës për klasat 6-12. Ndërsa nga ora 18:00-19:30 leksionet e kimisë për klasat 8-12 në Radio Televizionin Shqiptar – RTSH 1”, ka bërë të ditur ministrja e Arsimit në Shqiëri, Besa Shahini.

Për momentin, në këtë kanal që është publik edhe në rrjetin social ‘Facebook’ janë duke u shfaqur mësimet e matematikës për klasën e 9-të.

RTSH SHKOLLE

Publiée par RTSH Radio Televizioni Shqiptar sur Mercredi 11 mars 2020

Deri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 10 raste me koronavirus dhe shteti ka mbyllur mbi 520 dyqane e klube nate.