Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Cili është qëndrimi i Ministrisë së Arsimit për shaminë në shkolla?

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në ‘Kallxo Përnime’ u pyet për rastin e fundit në Gjakovë, ku në një shkollë ishte vendosur simboli që ndalon nxënëset me shami në shkolla.

“Pozicioni im si ministre është ai që e kam thënë në vazhdimësi, e drejta për shkollim është e garantuar me Kushtetutë edhe është një e drejtë që s’mund ti mohohet  asnjë fëmije  dhe në rastin specifik në mënyrën si është paraqitur ka qenë e gabueshme dhe është trajtuar edhe në nivel të drejtorisë komunale të arsimit, por konsideroj që e drejta dhe mendja duhet të jetë të drejta për mësim”, tha Nagavci.

Sipas saj, ligjet e Kosovës nuk e përcaktojnë saktë bartjen e shamisë në shkolla.

“Fëmijët duhet të shkojnë në shkollë dhe për mua është problemi pse diskutimi gjithmonë bëhet për vajzat dhe mbi veshjen e vajzave. Vajzat duhet të jenë në shkollë dhe udhëzimet dhe rregulloret dhe legjislacioni”, shtoi ajo më tej.

.