Foto: Arkiv
Caktohet data e mbajtjes së afatit të dytë për provimin e maturës
23.7.2021 - 14:33
Afati i mbajtjes së provimit të maturës shtetërore është caktuar që të mbahet me datën 28 gusht 2021.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci.
“Afati për provimin e maturës është i caktuar me datën 28 gusht”, ka thënë Pupovci.
Më 26 qershor është mbajtur afati i parë i provimit të maturës të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë maturantë të klasave të 12-ta.
Nga 23 mijë nxënësve që i janë nënshtruar këtij provimi, 68% e kanë kaluar.