Blerta Perolli- Shehu emërohet prodekane në Fakultetin e Edukimit

Profesoresha e Fakultetit të Edukimit, Blerta Perolli- Shehu, u votua sot në Senatin e Universitetit të Prishtinës si prodekane për çështje mësimore – studimet master.

Ajo për këtë pozitë u propozua nga Fakulteti i Edukimit të UP-së.

Ndërsa, ajo do të jetë përgjegjëse për implementim të programeve master duke përfshirë menaxhimin e punës së shefave dhe sekretarëve të departamenteve.

Në mbledhjen e sotme të senatit po ashtu u vota në parim konkursi për studimet e doktoratës për vitin akademik 2021/22 në programet e akredituara të njësive akademike të UP-së.

Në këtë mbledhje po ashtu u plotësua me katër anëtar Këshilli Qendror për Studimet e Doktoratës me anëtarët: Lindita Tahiri, Mirlinda Batalli, Laura Kusari dhe Fatlume Berisha.