Banorët e Kamenicës protestuan kundër mbylljes së shkollave

 

Para Ministrisë së Arsimit, sot kanë protestuar banorët e Kamenicës kundër mbylljes së shkollave në këtë komunë.

“Nuk kemi fëmijë për eksperimente”, “Ministresh ku mbeti komuniteti”, ishin disa nga motot në këtë protestë.

Këta banorë po protestojnë në shenjë pakënaqësie kundër reformës arsimore për mbylljen e 19 shkollave në zonat rurale, kështu duke u përfshirë edhe shkolla në Busavatë.

Pavarësisht kërkesave të qytetarëve, Drejtoria e Arsimit në Kamenicë ka vendosur të mos e ndryshojë këtë reformë.