Arsim Bajrami

Bajrami: Të investojmë në arsim në vend të rrugës 100 milionë euro

Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami ka treguar se çfarë i ka mbetur pa realizuar gjatë mandatit të tij si ministër i këtij dikasteri.

Ai në debatin  “ZgjidhjepërZgjedhje” tha se ajo që i ka mbetur në gjysmë është mos gradimi i mësimdhënësve dhe vlerësimi kombëtar i mësimdhënësve.

Tutje ai tha se ka ardhur koha që qeveria e ardhshme ta sakrifikojë ndonjë rrugë dhe të fokusohet në përmirësimin e cilësisë së arsimit.

“Ka ardhur koha që qeveria e ardhshme ta sakrifikojë një rrugë regjionale që kushton 100 milionë euro dhe atë fond ta vendosë në fond kombëtar për përmirësimin e cilësisë në arsim. Jo për infrastrukturë por një fond kombëtar prej katër vitesh për ngritje të cilësisë një kombëtar, që çdo vjet për 4 vjet të bëhen 400 milionë, investim tek mësimdhënësit dhe shkathtësisë e tyre”, tha Bajrami.