Bajrami: Mësimi online do të ofrohet për të gjitha komunitetet

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit , Hykmete Bajrami në një intervistë për KALLXO.com ka treguar edhe për bashkëpunimin me shkollat e komunave që janë të komuniteteve të ndryshme për mësimin nga distanca.

Sipas saj, komuniteti serb nuk ka treguar bashkëpunim në lidhje me realizimin e mësimit online.

“Ne ju kemi bërë ftesë DKA-ve të komunave të banuara me serbë që ata të identifikojnë mësimdhënësit që mund t’i dërgojnë në Prishtinë në shkollën Model, ku po mbahen xhirimet e mësimeve që të prodhonë mësime sipas korrikulës edhe për komunitetin serb. Ende nuk kemi marrë përgjigje, letra ju ka shkuar dje, ne si instituticioni ju kemi bërë ofertë”, tha Bajrami.

Megjithatë, Bajrami tha se bashkëpunim kanë ofruar komunitetet e tjera në Kosovë.

“Kemi hapa konkret sa i përkët komuniteti boshnjak dhe turk, ata i kanë identifikuar mësimdhënsit dhe besoj që shumë shpejtë do të fillojë xhirimi  materialeve të tyre. Unë kam një zëvëndësminstër të ri, Enis Kërvan nga komuniteti turk, i cili në këtë fazë po bënë koordinimin e aktiviteeve për të ofruar mësimin online për të gjitha komunitetet”, shtoi ministrja për KALLXO.com.

Mësimi online do të fillojë më 23 mars të hënën dhe po mbahet për shkak të mbylljes së shkollave si masë parandaluese për mos përhapje të Covid-19.

Deri më tani në Kosovë janë shënuar  21 raste me këtë virus.

KALLXO.com ka asistuar në mënyrë vullnetare lidhur me realizimin e mësimit nga distanca që pritet të fillojë të hënën më 23 mars.

Intervistë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami

Intervistë me Ministren e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 20 mars 2020

www.kallxo.com