Hykmete Bajrami, Ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Bajrami jep detaje se kur dhe si pritet të mbahet Testi i Maturës

Ministrja në detyrë e Arsimit, Hykmete Bajrami, ka deklaruar në KTV se anulimi i Testit të Maturës nuk është opsion i MASHTI-t, pasi konsideron se nuk është as në favor të nxënësve sidomos gjatë regjistrimit në fakultet.

Sipas saj, bashkë me Komisionin e Maturës kanë diskutuar që testi të mos përmbajë më shumë se 100 pyetje dhe të njëjta të jenë nga katër lëndë.

“Komisioni Shtetëror të Maturës ë ka mbajtur një mbledhje javën që shkoi dhe kemi data dhe kemi diskutuar për një formë të testit  në kushte pandemie, mendojmë që testi mos të jetë sikurse viteve të kaluara psh. Në vend që të përmbajë 200 pyetje, do të përmbajë 100 pyetje dhe nga katër lënde ;Gjuhë Shqipe, Matematikë, Gjuhë Angleze dhe një nga lëndët zgjedhore. Dhe nuk do të ndahet në dy pjesë por do të mbahet brenda një ditë diku 150 minuta.

Ajo u shpreh se ende nuk kanë ndonjë datë të saktë, por që kanë menduar që të mbahet në javën e parë të muajit korrik.

Kurse, sa i përket peticioneve kundër mbajtës së testit, ajo ka thënë se janë konsultuar me ekspertë dhe kanë marrë praktikat e vendeve tjera, dhe që sipas saj si përfundim është më mirë që më mirë është të mbahet.

Ministrja Bajrami u shpreh se mbajtja e testimit në distancë është i pamundur.

“Meqenëse është java e parë e korrikut nxënësit kanë kohë të mjaftueshme të përgatitën edhe pse Ministria asnjëherë nuk ka thënë se testi do të anulohet dhe është opsion. Ka më shumë se një muaj që kemi kërkuar nga hartuesit e testit të maturës dhe pritshmërisë që të mos përfshihen pyetje nga njësitë mësimore që janë zhvilluar në distancë. Testi do të mbahet fizikisht në shkolla”, ka thënë ajo.

Momentalisht shkollat në vend janë të mbyllura ndërsa nxënësit po mbajnë mësimet në distancë.