Arsimi i lartë publik falas, Nagavci thotë se janë ndarë 1.7 milion euro

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci tha se nga buxheti janë ndarë 1.7 milion euro që të realizohet arsimi i lartë pa pagesë.

Ajo u shpreh se në këtë mënyrë po shmanget pabarazia sociale, derisa shtoi se studentët do të lirohen  edhe nga disa pagesa administrative.

“Studentët do të lirohen edhe nga pagesat administrative siç janë: provimet pranuese dhe provimet diferenciale në rast të regjistrimet të studimeve master. Studentët do të nxiten me kohë t’i kryejnë obligimet e tyre në mënyrë që të mos shpenzojnë kot për përsëritje të panevojshme”, tha ajo.

Nagavci foli edhe për përfitimet që do vlejnë për studentët e doktoratës.

“Kur një student i doktoratës është i detyruar të përsëris semestrin pa fajin e tij, qoftë në pritje të vendimit për caktimin e mentorit, publikimit të ndonjë punimi shkencor, do të bëhet për më së shumti dy semestra gjatë periudhës së studimeve me vendim të institucionit”, tha ajo.

Deri tani, për studime Bachelor në Universitetet Publike, studentë kanë paguar me 25 euro për semestër. Ndërsa, pagesa për semestër për studimet në nivelin Master ka qenë 150 euro.

 

Kurti: Nga 1 tetori arsimi i lartë publik pa pagesë