Ilustrim

Prishtinë, hapet konkursi për regjistrim në shkolla profesionale për të rritur

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka shpallur konkurs për regjistrim në arsimin e mesëm profesional për të rritur.

Konkursi vlenë për shkollat profesionale: “28 nëntori”, “Hoxhë. K Prishtina”, “7 shtatori”, “Abdyl Frashëri”, dhe “Gjin Gazulli”.

Në programin “Arsimi për të rritur” në shollat e mesme të larta, vijuesve u mundësohet që një vit të plotë shkollor ta përfundojnë në afat prej 18 javë mësimi.

Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë ata që kanë kaluar moshën për të qenë nxënës të rregullt.

Shkollimi në nivelin e arsimit të mesëm të lartë është me pagesë: Për regjistrim të vitit 100 euro, për praktikë profesiaonale 50 euro, provim diferencial 10 euro, dhe provimi përfundimtar 50 euro.

Diplomat që merren në programin “Arsimi për të rritur” janë të barasvlefshme me diplomat e arsimit formal.

Konkursi do jetë i hapur 15 ditë nga dita e publikimit.

Këtu gjeni më shumë detaje lidhur me kriteret për regjistrim.