Arbërie Nagavci thotë se duhet mobilizim i përgjithshëm për sistemin e Arsimit në Kosovë

Deputetja e Vetëvendosjes dhe ish-drejtorja për Arsim në komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të PISA-s.

Nagavci përmes një statusi në ‘Facebook’ ka thënë se nevojitet mobilizim i përgjithshëm për sistemin e arsimit e edukimit në Kosovë.

Ajo ka shkruar se ashtu si është pritur, nuk ka asnjë përparim të nxënësve kosovarë.

“Urgjentisht nevoitet mobilizim i përgjithshëm për përmirësimin e sistemit të edukimit e arsimit. Arsimi duhet të jetë kryeprioritet kombëtar, asgjë s’është më e rëndësishme. Edhe sot jemi vonë, çdo ditë e humbur na çon dhe më prapa dhe rrezikon të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka shkruar ndër të tjera Nagavci.

OECD sot publikoi rezultatet e testit PISA për vitin 2018. , në të cilën Kosova është renditur e treta nga fundit, duke shënuar regres në disa fusha.

(DOKUMENT) Rezultatet e Kosovës në testin PISA 2018