Ambasada Amerikane financon dy projekte të Agjencisë së Akreditimit, me synim kthmin në ENQA

Partneri implementues i projektit Kosovo United States Alumni (KUSA) i angazhuar nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ka nënshkruar dy kontrata me Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe partnerin implementues WUS Kosova, për financimin e dy projekteve, në vlerë prej 65 mijë dollarëve.

Siç kanë njoftuar AKA, këto kanë për qëllim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe teknike të Agjencisë së Akreditimit dhe plotësimin e kritereve kryesore për kthimin e anëtarësimit të Kosovës në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Me këtë rast, drejtori i AKA-së, Naim Gashi, ka thënë se me këtë projekt të financuar nga Ambasada Amerikane dhe disa të tjera nga partnerët e tyre, pothuajse po rrumbullakësohet plotësimi i kritereve për kthimin e Kosovës në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Gashi ka thënë se përveç përkrahjen teknike dhe financiare, Ambasada e Shteteve të Bashkuara e ka përkrahur Agjencinë e Akreditimit në forcimin e pavarësisë institucionale, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.

AKA ka shtuar se projekti i parë i financuar nga Ambasada e SHBA-së, targeton kriteret kryesore të kërkuara nga ENQA, duke përfshirë analizën tematike dhe metodologjinë për zbatimin e saj, zhvillimin e sistemit të brendshëm të cilësisë, draftimin dhe zbatimin e standardeve evropiane të cilësisë në arsimin e lartë – ESG, krijimin e mekanizmave për vlerësimin e brendshëm të AKA-së, trajnimin e stafit dhe marrjen e imputeve nga të gjithë akterët e arsimit të lartë në Kosovë.

Projekti i dytë ka të bëjë me zhvillimin e ëeb faqes së re të AKA-së, krijimin e platformës elektronike për lëshimin e vërtetimeve online për programet e akredituara dhe krijimin e platformës për raportimin dhe eliminimin e shkeljeve të standardeve të akreditimit.

AKA në tetor të vitit 2019 ishte larguar nga Asociacioni Europian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA).

Bordi i ENQA-s mori këtë vendim, ku thuhet se se Agjencia nuk i ka përmbushur rregullat europiane. Këto arsye përfshijnë “mungesën e konsensusit të gjerë në arsimin e lartë lidhur me rolin dhe aktivitetet e agjencisë” si dhe mungesën e resurseve njerëzore dhe financiare për të realizuar aktivitetet e AKA.

Agjencia e Akreditimit të Kosovës përjashtohet nga ENQA

.