Alarm për bombë në adresë të Rektoratit të UP-së

Forcat e rendit sot e kanë rrethuar Rektoratin e Universitetin të Prishtinës (UP).

Rektori i UP-së, Naser Sahiti tha për KALLXO.com se kanë marrë një e-mail për një bombë.

“Kemi pranuar një e-mail anonim për një bombë, në siç e kanë shënuar ‘Hasan Prishtina’. Emaili ka ardhë në adresë të rektoratit”, tha rektori Sahiti për KALLXO.com.

E-maili është dërguar në gjuhën angleze në adresë të rektoratit të UP-së.

Siç merr vesh KALLXO.com, Policia është në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com do të iu mbajë të informuar në lidhje me rastin.