Ahmeti: Në tetor shpallet tenderi për 5 shkollat e reja

Premtimin e tij parazgjedhor se do t’i ndërtojë pesë shkolla në vitin 2018, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ende nuk e ka realizuar.

Megjithatë, Ahmeti sot gjatë një vizite në shkollën fillore “Naim Frashëri” në kryeqytet tha se në tetor do të shpallet tenderi dhe se dizajni i tyre ka përfunduar.

“Është dërguar në komitetin ndërministror për partneritet publiko privat dokumentacioni dhe i kanë 30 ditë që të na përgjigjen, sipas planit me Bankën Botërore. Dizajni i shkollave ka përfundu presim që dikur në tetor t’i tenderojmë dhe mund të ju them se do jenë shkollat më të bukura në Kosovë nga dizajni dhe arkitektura që janë bërë. Do të jenë një projekt komplet i ri për Kosovën, nga ato që i kemi parë po flasim për shkolla të standardit evropian”, tha

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në kohën e debatit parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra kishte premtuar nisjen e ndërtimit të pesë shkollave në vitin 2018.

“I kemi pesë shkolla të reja që fillojnë në vitin 2018 dhe po mundohemi që ta kyçim edhe shkollën e muzikës në këtë projekt që është nënshkruar me Bankën Botërore. Nëse fillojnë do të përfundojnë për 18 muaj. Pesë shkolla fillojnë në 2018”, kishte thënë ai.

Pesë shkolla presin Shpend Ahmetin