Pamje nga votimet në Maqedoni. Foto-Arkiva: MIA

Arrin në 43.89% Dalja e Votuesve Deri në Ora 17:00

Shkon në 43.89% dalja e votuesve në nivel të shtetit.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, numri i votuesve në përgjithësi është rritur dukshëm në të gjitha komunat.

Në Demir Kapi vazhdon të shënohet dalja më e madhe e votuesve me 76.59%, shkruan TV21.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, konferencën e radhës pritet ta mbajë në ora 23:00, atëherë kur edhe do të shpallen rezultatet e para preliminare.

Rundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni po mbahet sot në 35 komuna, në 1.517 vendvotime ku të drejtë vote kanë 833.710 qytetarë.

http://kallxo.com/ne-balotazh-ne-maqedoni-edhe-11-komuna-shqiptare/

Në mesin e komunave të Maqedonisë që kanë shkuar në balotazh janë edhe 11 me shumicë shqiptare. /21Media