Ilustrim

Arrijnë në gjykatë gjashtë gratë e kthyera nga Siria

Para pak çastesh janë sjellë në ambientet e Gjykatës edhe grupi i dytë prej 6 grave të tjera të kthyera nga Siria javen e kaluar.

Për pak pritet të mbahet seanca gjyqësore për të vendosur rreth masës së sigurisë.

Prokurore e rastit për grupin e dytë të grave të kthyera nga Siria është prokurorja speciale Habibe Salihu ndërsa gjykatës i procedurës paraprake është gjykatësi Arben Hoti.

KALLXO.com merr vesh se sot në orën 14 pritet të sillet në Gjykatë edhe grupi i tretë i grave të kthyera nga Siria.

Seanca dëgjimore për vendosjen lidhur me masën e sigurisë është duke u mbajtur e mbyllur për mediat dhe publikun.

Dje, gjykata mori vendim për caktimin e masës së sigurisë për 10 gra të tjera që u kthyen nga Siria.

Të pandehurave V.B., F.D., F.L., N.H., A.Z., V.K., H.K., L.L., S.S. dhe M.A.  iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaj për secilën veç e veç, duke filluar nga data 23.04.2019 deri më 23.05.2019.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurat që nga viti 2014 e deri me datë 20.04.2019, kanë qenë në zonën e konfliktit Siri-Irak.

https://kallxo.com/gjykata-merr-vendim-per-te-kthyerat-nga-siria/?fbclid=IwAR04I9gSjKajLPjMwR4PyWXeTQkmLb-V1twDle0UjM2FBSOLQnOh5VKcVNc