Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian ndajnë rrugët - Foto: Ilustrim

Arrihet marrëveshja e Brexit

Teksti i marrëveshjes së Brexit është 585 faqe dhe tani është në dispozicion për publikun, njofton CNN.

Drafti i marrëveshjes u publikua vetëm në internet dhe kopjet iu shpërndanë anëtarëve të Komisionit Evropian.

“Të gjitha 585 faqe tani janë në dispozicion për publikun për të shqyrtuar. Kjo do të shihet pa dyshim nga afër nga mbështetësit e Brexit-it në Mbretërinë e Bashkuar”, vuri në dukje McLaughlin.

Komisioni Europian dhe Qeveria bitanike kishin kopje të tekstit dhe po mbanin të fshehta detajet e marrëveshjes.

“Ata ishin të shqetësuar se si duket kjo situatë, ata janë shumë të vetëdijshëm se Theresa May është në një situatë jashtëzakonisht të brishtë dhe të vështirë, pasi që kabineti i ka dhënë dritën jeshile kësaj marrëveshje që është publikuar”, tha McLaughlin.

Kjo është deklarata e plotë e kryeministres britanike, Theresa May në Downing Street në Londër, sipas CNN.

Kabineti sapo ka pasur një debat të gjatë, të detajuar dhe të pasionuar për draftin e marrëveshjes së tërheqjes dhe deklaratën politike për marrëdhëniet tona të ardhshme me Bashkimin Evropian. 

Këto dokumente ishin rezultat i mijëra orë bisedimesh të ashpra nga zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar dhe shumë takime që unë dhe ministrat e tjerë mbajtën me homologët tanë të BE-së. 

Unë besoj fuqimisht se marrëveshja ishte më e mira që mund të negociohej dhe ishte në dorën e Kabinetit të vendosë nëse do të vazhdojë më tutje në bisedime. 

Zgjedhjet para nesh ishin të vështira, veçanërisht në lidhje me kundërshtimin e Irlandës së Veriut, por vendimi kolektiv i Kabinetit ishte që qeveria duhet të pajtohet me draftin e marrëveshjes së tërheqjes dhe me deklaratën politike. 

Ky është një hap vendimtar që na mundëson të ecim përpara dhe të finalizojmë marrëveshjen në ditët në vijim.