Arrestohet Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal

Zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Musa Cena është arrestuar nën dyshimet për ryshfet.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai tregoi se në këtë rast të arrestuar janë tre persona.

“Me datë 20.10.2018 Policia e Kosovës pas ndërmarrjes se veprimeve hetimore ka kryer arrestimin e tre personave të dyshuar te involvuar në veprat penale Marrje e Rryshfetit dhe Keqperdorim i Pozites apo autoritetit Zyrtar sipas kodit penal te Republikes se Kosoves. Te dyshuarit duke vepruar ne bashkryerje dyshohet se kane marre rryshfet nga pala e dëmtuar. Te gjitha veprimet tjera policore do te ndermerren konform autorizimeve dhe rekomandimeve te organeve kompetente te drejtësisë”, tha Hoxha.